Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Françesku, të cilit i ka dhuruar një libër mbi historinë e Kishës serbe Shën Nikolla, e pozicionuar në territorin e Kosovës, si dhe një ikonë të Shën Stefanit Provencani, mbreti i parë serb që ka takuar Papa Onorio e III.
Ndërsa Papa Françesko i ka dhuruar letrat e tij eciklike me mesazhin e paqes si dhe një dokumnet mbi vëllazërinë njerëzore firmosur nga Ati i Shenjtë së bashku me Imamin A -Azhar.
Gjatë shkëmbimit të dhuratave Ati i Shenjtë u shpreh mbi rëndësinë e marrëdhënieve mes të krishterëve e myslimanëve që duhen të jenë të mira e jo konfliktuale.
Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Presidentit serb shkruan se gjatë takimit me Papën, Aleksandër Vucic është shprehur mbi raportin e shkëlqyer mes Republikës serbe e Selisë së Shenjtë e që vitin e ardhshëm mbushin plot 100 vite marrëdhënie diplomatike.
Presidenti serb ka theksuar këndvështrimet e përbashkëta të Serbisë e Vatikanit për ruajtjen e pasurive të krishtera e në mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
Në këtë këndëvështrim Presidenti serb i ka shprehur Atit të Shenjtë rëndësinë e mbrojtjes, respektit e të përmirësimit të të drejtave të popullsisë serbe e të pakicave të tjera etnike jo shqiptare në Kosovë e Metohi, si dhe ka kërkuar ruajtjen e restaurimin e pasurisë fetare e kulturore serbe, sidomos të kishave dhe monastereve që janë nën mbrojtjen e Uneskos.
"Vlerësojmë shumë, shkruan nota zyrtare e Presidentit serb, pozicionin që mban selia e shenjtë për mosnjohjen e Kosovës, e mirëkuptimin që ka ndaj Serbisë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare . Falenderojnë Selinë e Shenjtë për qasjen e mendimin e saj ndaj kësaj teme."
"Serbia është fort e sigurt se dialogu është e vetmja mënyrë për ti dhënë zgjidhje çështjeve ende të hapura, Impenjmi ynë është që me anë të dialogut të gjejmë një kompromis të qëndrueshëm në çështjet me Kosovën e Metohinë."
Presidenti serb ka falenderuar gjithashtu Selinë e Shenjtë e Papa Franceskun për mbështetjen që i japin çështjes së integrimit europian të Serbisë.
Gjatë vizitës në Romë Presidenti serb ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin italian Giuseppe Conte në aeroportin e Romës, të cilin e ka komentuar "si një takim i rastësishëm mes dy miqve".