20 maj 2015 – Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, këmbëngul se ishin shqiptarët që provokuan Serbinë tetorin e kaluar, me fluturimin e dronit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Sipas tij kjo provokoi emocionet dhe ndjenjat e serbëve, por megjithatë kjo nuk do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ai e priti Ramën dhe thotë që do të vijë edhe vetë në Shqipëri pas disa ditësh.

 

“Ishte një provokim i tmerrshëm kundër nesh dhe ata e bënë me qëllim. Por mendoj se reaguam mjaft mirë. I mbrojtëm lojtarët shqiptarë dhe tifozët shqiptarë. Asnjë prej tyre nuk u lëndua. Dikush donte të na provokonte. Por gjithashtu treguam se ishim shumë të qetë dhe aspak agresivë.

Dhe pas asaj, pas 70 vitesh, për herë të parë Edi Rama erdhi në Beograd dhe unë e prita. Gjithashtu unë e prita sërish për herë të dytë. Ndërsa pas 10-15 ditësh unë do të shkoj në Tiranë dhe do të jetë vizita e parë e një kryeministri të Serbisë atje prej 80 vitesh më duket”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për 'Euronews'.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/