Në prag të takimit me homologun e Kosovës, Hashim Thaci, presidenti serb , Aleksandar Vuçiç u shpreh se pozicioni i Serbisë është i vështirë në këto bisedime.
“Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Gjithçka tjetër nuk është për krahasim”, u shpreh Vuçiç.
Dy Presidentët takohen sot në Bruksel me ndëmjetësimin e shefes për politikën e jashtme në BE, Federica Mogherini.