27 maj 2015 – Masa ekstreme sigurie janë marrë nga policia shqiptare për të garantuar vizitën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në dy qytetet kryesore, Tiranë e Durrës.
Afro 1100 forca do të angazhohen në Tiranë, ku Vuçiç do të zhvillojë takimet zyrtare, ndërsa 220 efektivë të tjerë police në Durrës, për të garantuar qetësinë e darkës që do të shtrohet për nder të tij në qytetin bregdetar.
Darka në Durrës i ngjan darkës që u shtrua në Beograd, me ushqime tradicionale e verë të mirë, larg “tensioneve” të shfaqjes së Vuçiçit e Ramës në konferencën për shtyp.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/