11 korrik 2015 – Sulmohet me gurë kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Vuçiç u sulmua me objekte të ndryshme nga qytetarër rreth orës 13:00 në Potoçari, në momentin kur përfaqësuesit e delegacionit vendosën zambakë në memoriale.

Nga sulmi i turmës, kreut të serbëve iu thyen syzet, pasi u qëllua në kokë, raportojnë mediet serbe.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/