Mundësia që virusi Covid të ketë rrjedhur nga një laborator nuk duhet të përjashtohet, ka thënë një ish-shkencëtar i lartë i qeverisë kineze për BBC News.
Ish-kreu i Qendrës së Kinës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), George Gao luajti një rol kyç në reagimin ndaj pandemisë dhe përpjekjet për të gjurmuar origjinën e saj.
Qeveria e Kinës ka hedhur poshtë çdo aludim se sëmundja mund të ketë origjinën në një laborator në Wuhan.
Në një intervistë për, shkencëtari Gao thotë: “Gjithmonë mund të dyshoni për çdo gjë. Kjo është shkencë. Mos përjashtoni asgjë.”
Gao pasi u tërhoq nga CDC vitin e kaluar, tani është nënkryetar i Fondacionit Kombëtar të Shkencave Natyrore të Kinës.
Ai u shpreh gjithashtu se ishte kryer një lloj hetimi zyrtar në Institutin e Virologjisë në Wuhan (WIV).
“Qeveria organizoi diçka,” thotë ai, por shton se nuk është përfshirë departamenti i tij i CDC në Kinë.
Shkencëtari pranoi se një degë tjetër e qeverisë kreu kërkime zyrtare në laboratorin ËIV, një nga laboratorët më të mirë kombëtarë të Kinës, që prej disa vitesh ka studiuar koronaviruset.
“Po”, pranon ai, “ai laborator u kontrollua dy herë nga ekspertët e fushës. Ata po ndjekin të gjitha protokollet, por nuk kanë gjetur asnjë keqbërje.”