Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet që sot të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Indeksonline mëson se pjesë e këtij takimi do të jenë kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e komunitetit serb.
“Po, sot me presidentin Vuçiç do të jenë përfaqësuesit e serbëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë”, ka thënë ky burim.
Sipas tij, asnjë përfaqësues i deputetëve të Listës Srpska s’do të jetë në takimin e caktuar për orën 13.00, në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë.