Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh kandidat për president, udhëtoi në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Ditë më parë, Vuçiç ka takuar në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thuhet se Vuçiç do që t’iu tregojë zgjedhësve se ka edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, edhe të Rusisë.

Me të arritur në Moskë, Vuçiç tha se marrëdhëniet ekonomike do të jenë në fokus.

“Serbia synon që me Federatën Ruse të përshpejtojë marrëdhëniet ekonomike dhe të rrisë nivelin e tregtisë”, tha Vuçiç.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill.

/REL/