Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas shqetësimeve të Vuçiç për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar se nuk ka njohje dhe qëndrimi mbetet i pandryshueshëm.
Vuçiç ditë më parë ishte shqetësuar për bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës në nivel tregtar e ekonomik teksa iu lut qeverisë greke që mos merrte vendim të njihte Kosovën.
Për më tepër Dendias do të vizitojë këtë muaj Kosovën.





