Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Kosovën më 3 prill. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç në një intervistë për Radio Televizionin Serb. Pritet që Kryeministri të takohet me minatorët e Trepçës, të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën, raportojnë mediat në Kosovë.

“Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë. Kryeministri të dielën, më 3 prill, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën”, tha Gjuriç.

Ndërkaq, Gjuriç i kërkon Brukselit të ndërhyjë pasi Kosova prej 7 ditësh ka bllokuar kalimin e mauneve me naftë nga Serbia në Kosovë.