JAPONI, 19 mars 2013 – Më 11 shkurt të vitit 1933, një studente lezbike (21 vjeç) vrau veten duke u hedhur në kraterin e vullkanit Mihara në ishullin Izu Oshima. Kiyoko Matsumoto i qe prishur mendje për bashkëstudenten e saj, Masako Tomita, në një kohë kur marrëdhëniet homoseksuale konsideroheshin ende TABU.

Çifti vendosi të udhëtonte pranë vullkanit, ku Matsumoto do t’i jepte fund jetës së saj, duke u hedhur brenda llavës përvëluese. Në përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë, një kompani tragetesh shfrytëzoi vdekjen makabre të studentes, duke e quajtur vendin ku ajo vdiq, Pika e  Vetëvrasjes.

Vetëm në vitin 1933 në të njëjtin vend u vetëvranë 944 njerëz, ndërkohë që dy vjet më pas shifra arriti në plot 1294. Për fat të keq, gjendja e krijuar në vend kishte marrë përmasa të rrezikshme, çdokush që vetëvritej, rrethohej nga një turmë njerëzish që kishin shkuar aty vetëm dhe vetëm për të ndjekur nga afër çastet e fundit tragjike të viktimave…

Deri pak para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, 45 çifte lezbikesh hidheshin bashkë në kraterin e vullkanit duke ndjekur shembullin e studentes që padashur kishte krijuar modë të re. “Epidemia” e vetëvrasjeve mori fund kur qeveria Japoneze vendosi ruajtjen e vendit, ndërkohë që me dekret të veçantë, blerja e një bilete të thjeshtë pa vajtje-ardhje konsiderohet dhe sot vepër penale.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/