Një seri tërmetesh të fuqishme kanë goditur ishullin e Hauait, një ditë pas shpërthimit të vullkanit Kilauea. Lëkundja me magnitudë 6.9 në juglindje të vullkanit ishte më e fuqishme që godet shtetin ishull që prej vitit 1075.
Për pasojë u ndërpre për pak kohë energjia elektrike e detyroi njerëzit të dilnin nga ndërtesat, por asnjë alarm për cunami nuk u lëshua. Ndërkohë, shpërthimet e vullkanit vijojnë me “shatërvanin” e llavës që kapi deri në 30 metra lartësi, duke shkatërruar disa shtëpi aty pranë e duke lënë çarje të mëdha nëpër rrugë.
Agjencia për Mbrojtjen Civile ka lëshuar alarmin për çdo rezident të mbetur që të largohen urgjentisht. Sipas saj, ka pasur nivele vdekjeprurëse të dioksidit të squfurit në ajër, ndaj dhe ekipet e emergjencave nuk kanë mundur të ndihmojnë njerëzit e prekur.
Edhe pse niveli i llavës brenda vullkanit ka rënë me kalimin e kohës, dy shtëpi janë shkatërruar sipas kryebashkuakit Harry Kim të Hauait. Banorët nisën të largoheshin nga shtëpitë e tyre që prej pasdites së të enjtes. Shpërthimi i së enjtes detyroi shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe evakuimin e detyrueshëm të 1.700 banorëve.
Disa qendra komunitare janë hapur për të ofruar strehim për të evakuuarit. Kilauea është një nga vullkanët më aktivë në botë dhe shpërthimi pason me një seri tërmetesh.