25 janar 2015 –  Mesfushori shqiptar Vullnet Basha ka shënuar golin e parë në ligën e dytë në Spanjë.  

24 – vjeçari ka qenë autori i golit të dytë në fitoren 2 – 0 të Real Saragozës në sfidën e javës së 22 Rekreativo Huelvan.

Vullnet Basha, i cili ka veshur vetëm një herë fanellën e Kombëtares së drejtuar nga Xhani De Biazi ka befasur të gjithë me goditjen nga jashtë zone.

Ai është vëllai i Migjen Bashës, mesfushorit të Torinos i cili nuk po arrin të rikthehet në fushë, pas një dëmtimi të rëndë, në fund të vitit 2013.