Vullnet Basha prezantohet te Visla Krakovë në Poloni. 27-vjeçari që ka luajtur një ndeshje edhe me Kombëtaren kuqezi, firmosi kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
I lindur në Zvicër, ai ka luajtur me Lozanën, Gras’shopers, Nojshatel dhe Sion. Vitet e fundit mesfushori difensiv është aktivizuar në Spanjë, fillimisht me Real Saragozën dhe më tej me Ponferradinën e Mursian. Vullnet Basha: “Dua ti falënderoj të gjithë në klub për besimin që më dhanë. Jam i lumtur që u bëra pjesë e Vislas dhe po pres me padurim të nis punën me skuadrën. U befasova kur klubi më kërkoi, sepse nuk e prisja. Fillimisht dija vetëm që Visla është një skuadër e madhe dhe ka tifozë të zjarrtë. Nuk u mendova shumë për ta pranuar ofertën. Është kënaqësi të luaj për një klub të tillë.Vullnet Basha zbuloi edhe një prapaskenë rreth transferimit të tij te Visla. Mbrojtësi i Monaco dhe përfaqësueses polake, Kamil Glik ishte ai që e shtyu të mos e refuzonte ofertën:”Nuk e njoh personalisht Kamil Glik, por vëllai im Migjeni bisedoi me të, pasi kanë luajtur së bashku te Torino. Kamil më këshilloi mos ta mendoja dy herë ofertën dhe unë firmosa menjëherë. deri më tani jam stërvitur në mënyrë individuale dhe më duhet ende pak kohë për të rigjetur formën më të mirë. Kam biseduar me trajnerin dhe nuk do të jem gati për ndeshjen e radhës.”