Policia Bashkiake e Durrësit ka hequr një rulot, i cili ishte vendosur pa leje gjatë natës në lagjjen nr.13, tek sektori Iliria.

Sipas njoftimit të policisë bashkiake, subjekti është gjobitur dhe proceduar penalisht nga policia.

Njoftimi i plotë:

Lagjja nr.13 rruga Pavarsia

👉Në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror, shërbimet e Policisë Bashkiake janë të angazhuara maksimalisht për kontrollin e territorit me shërbime të përforcuara sidomos gjatë vijës bregdetare, për të garantuar respektimin e ligjit dhe akteve nënligjore ne fuqi.

👉 Gjatë kontrollit të territorit efektivët e Policisë Bashkiake kanë konstatuar një rulot, i cili ishte vendosur pa leje gjatë natës me vendodhje në lagjjen nr.13, rruga Pavarsia, sektori Iliria.

🤝 Në bashkëpunim me kolegët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit u morën masa të menjëhershme për heqjen e rulotit, u mor masa administrative me gjobë si dhe subjekti u proçedua penalisht nga Policia e Shtetit.

👉 Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve/subjekteve të mos marrin iniciativa të tilla në kundërshtim me ligjin pasi Policia Bashkiake dhe institucinet të tjera ligjore janë të vendosura dhe do të reagojnë ashpër ndaj çdo shklelësi të ligjit i cili zapton hapësirat publike pa leje.