Ditën e djeshme u mbajt ndeshja finale e Kampionatit Botëror të futbollit, ku Franca shënoi kundër Kroacisë, duke u shpallur Kampione e botës. Për këtë ndeshje, Luana Vjollca vuri për herë të parë skedinë, të cilën e ndau me fansat në Instagram.

Ajo kishte vënë 500 euro për fitoren e Francës, nëse do të shënonte 3 ose më shumë gola. Mirëpo siç duket, Luana ka pasur fatin e fillestarit, pasi ka fituar plot 2250 euro nga rezultati final 4-2 për Francën.

"Basti im i parë. Fitova", ka shkruar moderatorja në foton e publikuar.