Gazeta prestigjioze Wall Street Journal ka publikuar listën me 10 librat më të mirë të vitit 2023, ku në mesin e tyre është edhe një prej veprave të Ismail Kadaresë.
“A dictator calls” ose “Telefonata e një diktatori” është vepra e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar që është përzgjedhur nga WSJ si një prej librave më të mirë për lexuesit në vitin që po lëmë pas.
Vepra trajton telefonatën e ish-diktatorit Josef Stalin drejt Boris Pasternak në vitin 1934 për të diskutuar mbi arrestimin e poetit Osip Mandelstam.
Wall Street Journal shkruan se novelisti i mirënjohur Kadare ofron një një vlerësim të çdo aspekti të varësisë reciproke midis artit dhe shtetit, duke u bazuar edhe në dekadat që kaloi vetë si shkrimtar në diktaturën komuniste.