Katër gola në dy ndeshjet e para të kampionatit dhe grumbullimi në kombëtaren e Argjentinës. Ky është një moment i artë për Mauri Icardi dhe bashkëshorten e tij Wanda Nara, që nuk e humbet rastin për të thënë fjalë të ëmbla për qendërsulmuesin e Inter.

“Jam e vetmja bashkëshorte që i jep parà bashkëshortit, – tha ajo mes të tjerave në një intervistë për revistën amerikano-jugore “Gente”. – Para se të më njihte vlente 14 milionë euro, ndërsa tani vlen 250 milionë euro.”

Për Mauro Icardin nuk ka nevojë të flasë vetëm Wanda sepse flasin edhe numrat. 82 gola dhe 21 asiste në 148 ndeshje me fanellën e Inter. Kapiteni, si ka treguar edhe në ndeshjet e para të kampionatit kundër Fiorentina dhe Roma, praktikisht është gjithmonë vendimtar, Kontrata e tij me zikaltërit është deri në vitin 2021 dhe klauzola për prishjen e saj është 110 milionë euro. Icardi aktualisht merr 5 milionë euro neto në sezon.