Krishtlindjet nuk kanë sjellë qetësi në marrëdhënien mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit të cilët sipas biznesmenes janë ndarë që prej muajit shtator.
Përveç kësaj, ata po kalojnë edhe procedurat e divorcit. Aktualisht Wanda ndodhet në Argjentinë nga ku kishte vendosur të hynte edhe në një VideoLive në Instagram për ta ndarë me ndjekësit e saj, ku mes shikuesve ka qenë edhe vetë Icardi.
Futbollisti i Galatasaray u shfaq në komente, duke lënë një koment të diskutueshëm. Icardi nuk duhet të ketë pëlqyer atë që Wanda po ndante me ndjekësit, ndaj vendosi të linte disa mesazhe për t’i plasur ‘flluskën e lumturisë’ së saj. Wanda tha:
“Unë nuk jam në një lidhje, jam vetëm. Nuk kam ndërruar askënd me askënd. U ndava dhe kaq”.
Më pas, Icardi u shfaq duke lënë disa komente pikante si “Mos luaj rolin e budallait” apo “Shumë ish, por më çmend me telefonata me video”. Por Icardi kishte edhe më shumë për të thënë:
‘”A je personi toksik numër një, apo jo?”
Pavarësisht hidhërimit të tij, Nara nuk reagoi, madje pretendoi se ishte beqare dhe pa partner, duke përjashtuar mundësinë e të qenit me L-Gante. vWanda Nara duket se po e merr sezonin e festave si një shans për t’iu drejtuar fansave të saj, megjithëse Icardi duket se nuk po blen atë që po shet.