Duke nisur nga 3 shtatorit, një herë në javë, Wanda Nara do të jetë në ekranin e një televizioni italian në rolin e specialistes dhe opinionistes së futbollit.

“Me pesë fëmijë kam gjithmonë diçka për të bërë, por këtë vit mendova të impenjohem edhe në këtë emision. Do të jem një opinioniste me zemrën zikaltërt, por do të jem edhe objektive në atë që do të them. Unë e them gjithmonë mendimin tim. Kur jam në shtëpi shoh futboll në TV…Mauro është mësuar që unë të flas për futbollin", – thotë bashkëshortja e kapitenittë Inter, Mauro Icardi.

"Gjithmonë më ka pëlqyer të punoj dhe ai e pëlqeu idenë që do të flas për futbollin, por nuk do të flasë kurrë për të sepse ma ka kërkuar dhe unë do të plotësoj dëshirën e tij.

Më pas ajo shtoi: “Tani nuk mund të më thonë njerëzit që jam e famshme vetëm se jam gruaja e Icardi. Kam plane të bëj diçka timen dhe të vlerësohem për atë që bëj.”