Wanda Nara ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që dolën se ajo vuan nga leucemia.

Pas lajmit që dha gazetarja argjentinase Jorge Lanata në emisionin e saj se bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit ka një problem shumë të rëndë shëndetësor, Wanda Nara ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se nuk ka asnjë shpjegim ende sepse nuk e di saktësisht se çfarë po i ndodh.

Ajo shprehet se u përpoq që të mos i jepte informacione të pasakta fëmijëve në lidhje me gjendjen shëndetësore, por ata kanë mësuar gjithçka nga gazetat.

“Të mërkurën vendosa të bëj disa teste rutinë, të cilat i bëj një herë në vit ose kur dua të udhëtoj. Në analizat e mia kishte disa vlera negative, kështu që më duhej të shtrohesha në spital. Të enjten u largova nga klinika dhe diku tjetër, ku mund të bëja disa teste për të marrë disa mostra më të qarta se me çfarë kisha të bëja. Si çdo nënë, vendosa t’ua fsheh lotët dhe shqetësimet fëmijëve të mi, aq më tepër që nuk ka një diagnozë më të saktë. Fatkeqësisht, fëmijët e morën vesh nga gazetarët të premten, ndërsa unë nuk e dija se çfarë kisha.

Fëmijët e mi do të kishin mësuar gjithçka nga unë, por vendosa t’ua tregoja kur të kisha rezultatet e shumë testeve në duart e mia dhe mbi të gjitha t’uua tregoja kur të doja.

Faleminderit familjes time, miqve dhe të gjithë juve që më dhatë dashuri. Tashmë jam në shtëpi dhe në pritje të analizave të mëtejshme, pas sugjerimeve të profesionistëve që janë pranë meje. Gjithçka që ndodh dhe gjithçka që do të ndodhë do të mbetet në privatësinë time sepse dua të mbroj fëmijët e mi”, ka shkruar Wanda Nara.