Udhëheqës nga të dy krahët politike në SHBA u mblodhën sot për ta nderuar tashmë të ndjerin, senatorin John McCain, i cili ndërroi jetë para pesë ditësh.

Në këtë ceremoni nderi që u mbajt në Washington, mungonte vetëm presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkruan Reuters.

Mungesa e Trump në këtë ceremoni, siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, mund të jetë si pasojë e armiqësisë së vjetër ndërmjet Trump dhe McCain.

Në këtë ceremoni përkujtimore të pranishmit e kanë kujtuar McCain si një njeri me vlera të larta dhe si një një nga njerëzit më të guximshëm që ka lindur Amerika.

John McCain, ka shërbyer si senator amerikan në gjashtë mandate, ishte ish i burgosur në luftë dhe dy herë kandidat presidencial.

Ai ka humbur betejën ndaj një kanceri agresiv në tru, në moshën 81-vjeçare.