Angli, 27 MARS 2013 – BBC njofton se interneti mund të ngadalësohet në të gjithë botën, pas asaj që ekspertët e sigurisë e cilësojnë si sulmin më të madh kibernetik në histori.
Ky sulm, thuhet se fillimisht ka patur një ndikim në shërbimet e njohura në SHBA të Netflix, por ekspertët shqetësohen se ky sulm më të depërtojë në sistemet bankare dhe në e-mail.
Forcat policore kundër krimit kibernetik nga pesë vende, po hetojnë mbi sulmin.
Organizata anti-spam Spamhaus tha këtë të mërkurë se ajo është goditur nga një sulm masiv, me shumë gjasë nga një grup me bazë në Gjenevë.





