"West Side Family" kanë qenë një nga grupet më të dëgjuar shqiptarë përsa i përket muzikës. Madje shpeshherë janë vënë në fokus të mediave për shkak të jetës së tyre personale. Por pasi Dr.Flori u nda nga jeta, mbetën vetën Landi Hysi dhe Miri.
Mesa duket "West Side Family" do të rikthehet fuqishëm, pasi janë bërë sërish tre. Pjesë e tyre është bërë edhe vëllai i të ndjerit Flori, Alban Kondi. Landi Hysi ka publikuar një fotografi së fundmi në Instagram, ku kujton se kanë kaluar tre vite që nga ngjarja tragjike e 17 nëntorit.
"3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #WestSideFamily.
Ashtu dukej dhe ndihej nfakt.
3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë.
3 duket të jetë numër i suksesshëm.
3 pika për retiçencë", shkruan Landi.
Me këtë këngëtari ka dashur të thotë që vendin e Florit në grup e ka zënë tashmë vëllai i tij.





