Në 2014, Facebook të paguante më shumë se 19 miliardë dollarë për të blerë WhatsApp-in.

Multiplatforma e shërbimit të mesazheve, WhatsApp, ka kaluar tashmë numrin e një miliardë përdoruesve aktivë në muaj, ka bërë të ditur vetë kompania në blogun e saj.

“Afërsisht është një në shtatë persona në Tokë që përdor WhatsApp çdo muaj për të qëndruar në kontakt me të afërmit, miqtë dhe familjarët”, thuhet në postimin në blog.

Aplikacioni, rrjeti më popullor i mesazheve në botë, është i vlefshëm për çdo sistem operativ të celulcarëve. Së fundmi, hoqi dorë dhe nga tarifimi mujor perj 99 cent.

Në vend të tarifimit të përdoruesve, WhatsApp thotë se do të punojë në lidhjen e biznesit me konsumatorët e tyre në këtë shërbim.