Një 27-vjeçar ka përfunduar në pranga në kuadër të operacionit “White”, pasi është kapur nga policia me 22 doza kokainë. Policia e Fierit bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale M.K.,banues në lagjen “Kadri Qystri” Lushnje.
“Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se në lagjen “Çlirimi” Lushnje shpërndahej lëndë narkotike, u organizua puna dhe u bë i mundur finalizimi i operacionit antidrogë të koduar “White”, si rezultat i të cilit u bë kapja në flagrancë e autorit që posedonte lëndën narkotike.
Konkretisht, në lagjen “Çlirimi”, Lushnje, nga kontrolli personal që iu bë shtetasit Marsel Korreshi, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





