Në një shkrim të së përditshmes britanike "The Guardian" janë publikuar dokumente të Wikileaks, të cilat e kanë cilësuar Shqipërinë si një vend që është përfshirë në një trafik armësh nga Serbia drejt Jemenit. 

Sipas Wikileaks, bazuar në informacionet e shërbimeve sekrete bullgare, diplomatët amerikanë zbuluan se në datat 14 dhjetor 2009 dhe 15 janar 2010, një ngarkesë kontrabandë me armë, që kapte vlerën e 95 milionë dollarëve, erdhi në Shqipëri nga Serbia dhe përmes Portit të Durrësit u nis drejt Jemenit. 

Marrëveshja është firmosur nga qeveria shqiptare në tetor të vitit 2009 dhe municionet u eksportuan nga Serbia në janar të 2010-ës.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka shërbyer si tranzit në trafikun e armëve, nga Serbia në drejtim të Lindjes së Mesme.