Po vjen pjesa e tretë e filmit shumë të shikuar.
Filmi i dashur për shumë fansa po vjen në një pjesë të tretë, ndërsa në rolet kryesore rikthehen aktorët e njëjtë, Will Smith dhe Martin Lawrence.
Pesëmbëdhjetë vjet pas daljes së Bad Boys II në kinema, dyshja kanë konfirmuar me anë të një videoje se pjesa e tretë ka marrë dritën e gjelbër.
Filmi i parë është shfaqur në vitin 1995 me regji të Michael Bay dhe ka treguar historinë e dy detektivëve që janë urdhëruar të mbrojnë një dëshmitar për vrasje derisa kanë hetuar rastin.
'Bad Boys III' do të dalë më 17 janar 2020.





