Ylli i telenovelave, William Levy, është arrestuar në Broward County, Florida, për disa vepra penale, përfshirë dehje publike, sjellje të çrregullt dhe hyrje në pronë pa leje. Aktori 44-vjeçar ndodhet aktualisht në paraburgim në qytetin e Weston, sipas mediave amerikane.
Është publikuar edhe fotografia e arrestimit, ku Levy shihet në një gjendje jo të mirë.
Ky është incidenti i dytë ligjor për aktorin brenda një viti. Më herët, ish-partnerja e tij, Elizabeth Gutierrez, kishte njoftuar policinë për një episod të mëparshëm ku Levy ishte nën ndikimin e alkoolit dhe shoqërohej nga një grua tjetër në banesën e tij. Edhe pse ai rast nuk çoi në ndjekje penale, kishte shkaktuar zhurmë të madhe në media.
As familjarët dhe as vetë aktori nuk kanë reaguar ende publikisht për ngjarjen.