SHBA, 15 mars 2013 – Drejtuesja e njohur e emisioneve, Oprah Winfrey, është emëruar “E Famshmja më me Ndikim në Amerikë” për të dytin vit radhazi.

Ish-moderatorja televizive ka vazhduar të mbajë kreun e listës së revistës Forbes edhe për vitin 2013, me redaktorët që e vlerësojnë se ishte intervista me çiklistin e turpëruar, Lance Armstrong, që i ka ndihmuar asaj të mbetet në krye.

Winfrey ka lënë në vendin e dytë Steven Spielberg me vetëm një pikë më pak. Krijuesit e tjerë të filmave si Martin Scorsese, Ron Howard dhe George Lucas mbyllin top pesëshin.

Rokeri i U2, Boni, dhe aktori/regjisori Clint Eastwood po ashtu janë përfshirë në top dhjetëshe.