Lajmi se Lewis Hamilton do të jetë piloti i ri Ferrarit, duket nisur nga viti 2025 surprizoi jo pak tifozët e Formulaa 1.
Skuderia italiane do të fokusohet më pas te dyshja e re me pilotin britanik dhe Charles Leclerc, ndërsa Carlos Sainz do të largohet nga “kokëkuqja” në përfundim të këtij sezoni.
Hamilton po bëhet gati për fillimin e këtij edicioni me Mercedesin, që do të jetë i fundit për 39-vjeçarin.
Në vijimësi të reagimeve të shumta nga bota e Formula 1, Shefi i Mercedes, Totto Wolff zbuloi prapaskenat dhe momentin ku Hamilton i njoftoi për vendimin e marrë: “Ne u takuam në një bar, Lewis na tha se do të garonte me Ferrarin. E respektojmë vendimin e tij, por u surprizuam nga koha e marrjes së këtij vendimi. Ferrari do t’i ofrojë kontratën e fundit në karrierë”.
Formula 1 do të ngrejë siparin në fundjavën e parë të Marsit, me çmimin e madh të Bahreinit.