TIRANË– Një ditë pasi kryeprokurori Adriatik Llalla mori zyrtarisht detyrën, ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth deklaroi se sfida e parë për kreun e akuzës shqiptare do të jetë zbardhja e 21 janarit. Në një intervistë për Ora News, kreu i OSBE-së në Shqipëri tha se drejtësia duhet të veprojë shpejt e të hedhë dritë mbi të vërtetën e katër të vrarëve të vitit të shkuar.
Duke vlerësuar me nota pozitive punën e Ina Ramës në krye te organit të akuzës, ambasadori Wollfarth lëshoi një apel për klasën politike shqiptare në një kohë kur vendit ju refuzua për herë të tretë dhënia e statusit të vendit kandidat. Sipas Wollfarth, klasa politike duhet të luajë si një ekip, nëse do të arrijë sukses në rrugën integruese drejt Unionit Europian.