Aktorja e njohur Gal Gadot është bërë nënë për herë të tretë. Ylli i Wonder Woman ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë, e cila është sërish vajzë. Ajo ka ndarë një foto të admirueshme familjare.
Nëpërmjet fotos që postoi në Instagram, më partnerin Jaron Varsano, vajzat Alma, 9 vjeçe dhe Maya, 4 vjeç, aktorja na njohu edhe me të porsalindurën, Daniella.
“Familja ime e ëmbël”, ka shkruar aktorja. “Unë nuk mund të isha më mirënjohëse dhe më e lumtur (dhe e lodhur …) se kaq. Jemi shumë të emocionuar pasi kemi mirëpritur Daniella-n në familjen tonë. Ju uroj të gjithëve dashuri dhe shëndet. GG”, – shkruan aktorja e njohur.





