Një aksident është shënuar pak pas mesnate në Korçë.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 01:00 në rrugën e Ravonikut, ndërsa mësohet se automjeti tip “X5” ka dalë nga rruga e për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët.
Aktualisht shtetasit ndodhen në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.





