SPANJE – Barcelona ka konfirmuar se Xavi do të jetë jashtë fushave të blerta për dy javët që do të vijnë, pasi ka pësuar një tërheqje muskulore. Kjo do të thotë se asi i Barcelonës mund të humbasë përfundimisht ndeshjen e Champions League, ndaj skuadrës së Milanit.
Xavi u zëvendësua nga Thiago Alcantara në pjesën e dytë të sfidës të së dielës ndaj Valencias, e cila përfundoi në barazim 1-1. Ai pati shqetësime në këmbën e tij të djathtë.
Pas testeve mjekësore të kryera ditën e sotme në mëngjes, Barcelona ka konfirmuar përmes faqes së saj zyrtare se Xavi do të mungojë për dy javët në vazhdim.
Xavi u tërhoq dje nga përfaqësuesja spanjolle për ndeshjen miqësore ndaj Uruguait pas dëmtimit që pësoi dhe mund të humbasë gjithashtu edhe ndeshjen ndaj Milanit.