Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ndarë në Facebook-un e saj një video të efektivëve të Forcave të Armatosura që janë shpërndarë në terren edhe këtë fundjavë, në zbatim të masave të marra nga qeveria në kuadër të situatës së krijaur nga COVID-19. Ajo tha se këtë fundjavë në terren janë 1 mijë efektivë.
STATUSI I PLOTË
“Fundjava gjen në krye të detyrës 1 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, sikundër këto 4 javë, janë angazhuar në disa fronte të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID-19: në patrullimin në terren bashkë me policinë në 70 postblloqe në të gjithë vendin, në shpërndarjen e pakove ushqimore apo në disiplinimin e lëvizjeve në tregjet ushqimore apo super markete.
Në Tiranë jemi përqëndruar nga 17 tregje fruta – perimesh, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e masave, të cilat kanë dhënë rezultate fantastike.





