Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një video në “Facebook”, ndërsa me anë të saj tregon punën që bëjnë përditë mjekët e infermierët ushtarakë, sidomos në këtë kohë pandemie.
Xhaçka ka falënderuar të gjithë infermierët ushtarakë, duke thënë se ata kanë qenë në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, kurse tha se duhet mirënjohje ndaj shërbimit të tyre të admirueshëm.
Postimi i Olta Xhaçkës:
Kontributi i bluzave të bardhave në këto kohë pandemie ka qenë i jashtëzakonshëm, ashtu siç ka qenë edhe ai i personelit shëndetësor ushtarak në Spitalin e Traumës.
Mjekët dhe infermierët ushtarakë kanë qenë gjithashtu në vijën parë të luftës kundër COVID-19, që nga çadrat e triazhit dhe në çdo pavijon të spitalit.
Mirënjohje për shërbimin e tyre të admirueshëm!





