Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas lajmit të shpërndarë nga mediat e huaja për krijimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Twitter”, Xhaçka shkruan se sërish është një lajm i rremë, i publikuar në faqen kryesore të një gazete sipas saj të respektuar.

Gjithashtu, ministrja shkruan edhe për ngatërrimin e bërë nga gazeta, ku thuhet se në postin e ministrit qëndronte një burrë.

Postimi i plotë:

I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times!
Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar.