Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas tragjedisë në Ukrainë, ku humbën jetën 18 persona, mes tyre tre zyrtarë të lartë.
Xhaçka shprehet në mesazhin e saj se zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës.
“Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës 🇺🇦, pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev.
Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës. 🇦🇱🇺🇦”, shkruan Xhaçka.
We offer our heartfelt condolences to the government & people of 🇺🇦 following the tragic loss of lives of the Minister Monastyrsky and other officials and civilians, including children in a helicopter crash near #Kyiv.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 18, 2023
Our hearts & our prayers go to the people of #Ukraine. 🇦🇱🇺🇦