Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar sërish për tensionet në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja thekson se barrikadat nuk janë mjet protesta paqësore.
“Na vjen keq, nuk jemi dakord! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë, fare”, shkruan Xhaçka.
Ne nje reagim me herët, ministrja i ben thirrje SHBA dhe BE se duhet të këmbëngulin për dialog ndërsa Kurti e Vuçiç duhet të bisedojnë.
“Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Xhaçka në rrjetet sociale.