Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka deklaron se sulmi kibernetik i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ishte i paprovokuar dhe pa asnjë shkak.
Sulm i ishte paprovokuar dhe pa asnjë shkak. Hapi ishte drastic, por agresiviteti dhe shkalla e sulmit dhe fakti që ishte krejtësisht I paprovokuar nuk linte asnjë hapësirë tjetër.
Olta Xhaçka: Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit si përgjigje ndaj sulmit në datë 17 korrik. Ky sulm është i sponsorizuar prej tyre dhe është bërë pa pasur asnjë shkak. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me cilindo vend dhe me ato që ndajmë vlera e parime të kundërta përbën një hap drastik sidomos me ne që besojmë te dialogu. Shkalla e sulmit dhe meqë ishte i paprovokuar nuk linte hapësirë për asnjë veprim tjetër. Jemi konsultuar dhe me partnerët ndërkombëtar dhe për të adresuar këso lloj kërcënimesh sa më mirë.
Xhaçka tha se janë konsultuar dhe me aleatët në NATO dhe me partnerët në BE.
Olta Xhaçka: Ne jemi konsultuar dhe me aleatët në NATO, me partnerët në BE, për çfarë ka ndodhur dhe iu kemi kërkuar atyre mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë dhe mbështetje për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë.





