Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan në Facebook se autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave të kalimit të emigrantëve drejt shtetit helen.
Ajo shprehet se Forcat e Armatosura kanë qenë prezente gjatë natës në Kakavijë për të ofruar ndihmë shëndetësore, ushqimore dhe ujë të pijshëm në terren.
“ Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren”, shkruan ministrja.





