Fatmir Xhafaj nuk ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë. Atë e ka detyruar të largohet kryeministri. Ky version nuk konfirmohet vetem nga deklarata fare e thatë e Ramës dhe nga togfjalëshi i tij për të çuar punën më me shpejtësi përpara. Por edhe nga një fakt tjetër.

Ish-Ministri i Brendshëm as nuk e kishte ndër mend të largohej. Madje burime të Lapsi.al bëjnë me dije se ai kishte konfirmuar qetësisht një intervistë të gjatë televizive të martën e ardhshme në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, për të folur për sukseset e fundit të policisë.  Por gjithnjë më e fortë po bëhet mëdyshja se ai është bërë kokë turku për dosjen e Vangjush Dakos.

Kryeministri ka dashur ta mbrojë me çdo çmim gaztorin e tij pagator, ndërsa Xhafak ka qenë për thellimin e hetimeve. Kjo mendohet se e ka shtyrë Ramën ta hiqte qafe ministrin me “mbështetje amerikane” ndërkohë që ky i fundit kishte parashikuar të vazhdonte qetësisht punën. /lapsi.al