Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takimi konsultativ me deputetë të Komisionit të Ligjeve, Sigurisë dhe ekspertë në kuadër të vettingut.
Takimi është zhvilluar në ambientet e ministrisë së Drejtësisë dhe ka zgjatur rreth 2 orë. Në takim mësohet se ishte edhe Avokati i Popullit, kreu i ILDKPI, ai i SHÇBA dhe drejtori i pastrimit të parave.
"BalkanWeb" mëson se në takim u diskutua për vettingun në radhët e policisë, ndërsa Xhafaj ka thënë se vettingu në polici do të sjellë njerëz me integritet dhe do të nisë vitin që vjen.
"Vettingu kryhet për një polici më të fortë se tani dhe do të nisë në vitin 2018. Në polici do ketë njerëz me integritet. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve në këto ditë festash. Policia po përballon me sukses detyrën sipas ligjit"-ka thënë Fatmir Xhafaj.





