Kreu i PD Durrës, njëkohësisht deputet në legjislaturën e ardhshme, Ferdinand Xhaferaj ka denoncuar atë që ai e konsideron “masakra me asfaltin elektoral”.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Xhaferaj akuzon bashkinë Durrës se kryen punime pa leje ndërtimi.
“Ndoshta nga nxitimi për të hedhur asfaltin elektoral, kryebashkiakja në detyrë shpalli procedurat e prokurimit, lidhi kontratat me shpejtësi dhe filloi punimet.
Por si gjithmonë, ashtu siç ndodhi edhe me shkollat, bashkia “harron” të leshojë ndonjë vendim për miratim të lejes së ndërtimit, gjë që kërkohet nga ligji përpara të lidhjes së çdo kontrate për punime publike”,– duke iu referuar disa tenderave që bashkia Durrës hapi në muajt e parë të këtij viti për rikonstruksionin e 6 rrugëve në qytetin bregdetar dhe njësitë administrative.
Sipas Xhaferajt, ndërsa qytetarët procedohen penalisht edhe për një punim në gardhin apo çatinë e shtëpisë, bashkia Durrës kryen punime në rrugë pa leje ndërtimi. Ai apelon që institucionet të hetojnë mbi këtë çështje, ndërsa rendit edhe rrugët, ku sipas tij është shkelur ligji.
“Njerëzit procedohen penalisht për ndërtim të ndonje gardhi apo të ndonje catie, e ndërkohë punimet publike bashkia Durrës i bën pa leje.
Nejse institucionet përkatëse le të hetojnë, ky denoncim vjen i saktë, madje po përmend edhe emrat e disa prej rrugëve të cilat janë tenderuar, janë lidhur kontratat, janë kryer punimet dhe të gjitha këto në mungesë të lejes së ndërtimit.
Rruga “ShënPjetër” Durrës,
Rruga e “Ohrit”, Durrës
Rruga “Tepelena” dhe “Rruga Universi”
Rruga “Danubi”
Rruga “Kashta e Kundrit”
Rruga “Shkumbini””,– shkruan Xhaferaj.
Statusi i plotë:





