Deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur në interpelancë zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj.
Xhaferraj kërkon shpjegime se përse në fund të korrikut u anulua vendimi për rikonstruksionin e dy rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari”, në Durrës.
Ministri Ahmetaj ka sqaruar se nuk është hequr financimi, ndërsa shton se këto rrugë do të ndërtohen me financim nga buxheti i shtetit.
Ai shtoi se bëhet fjalë për harmonizimin e projektit duke theksuar se procedurat për njërën rrugë janë mbyllur dhe për tjetrën në fund të dhjetorit.
“Fondi i alokuar është 1.8 mld për të dyja, ndërsa për këtë vit janë akorduar 1.2 mld lekë.“E vlerësoj shqetësimin tuaj si deputet i qarkut Durrës. Dua tju sqaroj se në lidhje me shfuqizimin vendimit të atë 30.06.2021 për rikontruksionin e rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari”. Shfuqizimi në kërkesë vjen si rezultat i harmozimit të vendimit të ministrave të lidhur me fondin e Abu Dabi, është një donacion i Emirateve të bashkuara dhe konsiston në ndërtimin e 2000 apartamenteve, ku në Spitall do të ndërtohen 996 apartamente. Zona e re për zhvillim së bashku me hartën e zonës janë shpakllur me anë të vendimit të këshillit të ministrave për shpalljen e zonës së re dhe caktimi i fondit shqiptar të zhvillimit si njësi zbatuese. Është praktikisht fondi shqiptar i zhvillimit. Arsyeja është për të futur të dyja rrugët brenda një plani të detyruar më të gjerë në mënyrë që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarë. TË dyja rrugët nuk janë thjeshtë për përdorim të zonës por lidhëse kritike për të lidhur Spitallën me qytetin. Të gjitha rrugët lidhëse do të ndërtohen dhe rikostruktohen me financimin nga buxheti i shtetit me anë të VKM ka përfunduar hartimi i projektit dhe për pak ditë do të lidhet kontrata për rrugën miqësia dhe deri në fund të nëntori ‘Azem Hajdari”. Fondi i alokuar është në masën 1./8 mld për të dyja dhe për këtë vit janë akorduar 1.2 mld. Të dyja rrugët janë brena buxhetit, fondit të rindërtimit, do të bëhen, njëra ka përfunduar si procedura tjetra përfundon në fund të dhjetorit. Fatmirësisht edhe për shkak të vëmendjes së Durrësit dhe qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, jemi në situatë të avancuar. Ajo që ju ka shqetësuar, jeni ngatërruar, jemi ndryshuar PDV, nuk kemi hequr financimin. Do desha tju sqaroja në detaje. Harta është e botuar në fletoren zyrtare, ndoshta edhe për të verifikuar fjalët që unë them mund të shikoni procedurën brenda fondit zyrtar. Sapo ju deklarova se fondi është 1.2 mld. Do mbarojnë sipas planit që ka hartuar njësia administruese.”