Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deputeti Ferdinand Xhaferaj ka këmbëngulur sërish në dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD-së, pasi ky është hapi i parë drejt zgjidhjes.
Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhje, “DurrësLajm” mëson se Xhaferaj argumentoi përse Basha duhet të dorëhiqet sot, nisur që nga rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017 deri tek ato të 6 marsit, kur Partia Demokratike humbi me diferencë të thellë.
“DurrësLajm” zbardh të plotë fjalën e Xhaferajt në mbledhje.
Fjala e Ferdinand Xhaferaj:
Ndoqa me vemendje te gjithe diskutimet e deritanishme nisur qe nga dy zv. Kryetaret Tabaku dhe Alibeaj dhe te gjithe jane ne kohezion duke thene qe ju duhet te beni nje hap pas. Ndersa ju z. Basha keni deklaruar disa here qe jeni ne dispozicion te PD per nje zgjidhje. Te jesh ne dispozicion te PD per zgjidhje do te thote qe ju duhet te jepni doreheqjen sot dhe do argumentoj pse:
Keni 9 vite qe drejtoni opoziten. Ne 2017 mbas daljes se rezultatit te zgjedhjeve ishte normale te jepnit doreheqjen. Por, nisur nga argumenta te abuzimeve te qeverise trupa politike e PDSh-se ju mbeshteti. Po keshtu, mbas 25 Prillit te 2021 me daljen e rezultatit do te ishte normale doreheqja juaj. Perseri nisur nga te dhenat e sakta dhe evidencat e unifikimit te shtetit me pushtetin dhe masakres zgjedhore trupa politike e PD perseri ju mbeshteti. Por ne 6 Mars, qartazi u prodhua evidence qe alternativa e lidershipit tuaj refuzohet nga elektorati i djathte dhe ai gri. Kjo alternative qartazi u mund edhe nga foltorja, nje levizje disa mujore drejtuar nga nje kryetar non-grada. Si kudo ne perendim mbas humbjes, qe ne diten e pare te daljes se rezultatit, kryetaret japin doreheqjen.
Pra, jepni doreheqjen sot dhe ky eshte hapi i pare drejt zgjidhjes. Mbas disa ditesh mblidhet grupi parlamentar per te nominuar me votim nje grup qe negocion me koleget qe jane tek foltorja. Ky grup negociator duhet ta kete te qarte se Berisha nuk eshte zgjidhje per dy arsye baze: 1) opozita e 2025 nuk mund te shkoje ne zgjedhje me nje kryetar nin-grada. 2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence qe qartazi na mundi ne, por po qartazi u mund nga Edi Rama. Procesi do jete i gjate dhe i veshtire por e vetmja rruge shpresdhenese.





