Kandidati për deputet i PD për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj është takuar sot me përfaqesues të biznesit të vogël.

Në një postim në rrjete sociale, Xhaferaj shkruan se mesazhi që mori nga biznesi i vogël është se ky sektor “është tejmase i rënduar dhe ka nevojë për masa lehtësuese imediate. Dhe në fakt, është në interesin e të gjithëve ne të sigurohemi që ata të marrin ndihmën e nevojshme pasi impakti i tyre në ekonomi është i konsiderueshëm.”

Xhaferaj shkruan gjithashtu se përveç përmirësimit të klimës së biznesit, “programi i PD synon eliminimin e presionit dhe abuzimit shtetëror ndaj biznesit nëpërmjet tatimorëve. Kjo masë shoqërohet edhe me uljen e taksave për biznesin e vogel ku tavani i detyrimeve karshi shtetit (në nivel qëndror apo lokal) nuk do të kalojë 1.5% të xhiros. Ekonomistë të ideologjive të ndryshme kanë rënë dakord se rimëkëmbja e ekonomisë fillon nga rimëkëmbja e biznesit të vogël dhe rimëkëmbja e biznesit të vogël fillon pas 25 Prillit”.

Pata mundësinë të bashkëbisedoj me disa pronarë biznesesh të vogla nga Durrësi. Ndonëse me biznese të ndryshme, të…

Posted by Ferdinand Xhaferaj on Saturday, April 10, 2021