Kandidati për deputet dhe njëherazi kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj, në një status në rrjete sociale, shkruan se PS ka anuluar një takim elektoral, sepse banorët e zonës ishin mbledhur për t’u thënë shqetësimet e tyre.

Sipas Xhaferajt, “përfaqësuesit e “Rilindjes” tremben të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve. Frikësohen të japin llogari për premtimet e pambajtura. Anulojnë takimin elektoral, edhe pse shoqëroheshin me forca policie dhe furgonë të shumtë.”

Kreu i PD Durrës shpreh bindjen se data 25 prill do të shënojë fundin e qeverisjes socialiste.

“25 prilli është shumë afër, gjithashtu dhe fundi i këtij pushteti abuzues”,- shkruan Xhaferaj.

Përfaqësuesit e “Rilindjes” tremben të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve. Frikësohen të japin llogari për premtimet e…

Posted by Ferdinand Xhaferaj on Friday, April 9, 2021