Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka vijuar takimet elekorale në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaferaj shkruan se ka zhvilluar një takim me banorët dhe bizneset në lagjen 17, për të cilët thekson se janë prekur rëndë nga tërmeti, pandemia si dhe nga keqqeverisja e kryeministrit Rama.

Sipas demokratit, Partia Demokratike ka një program të qartë ekonomik për ta vendosur qeverinë në shërbim të qytetarëve dhe sipërmarrësve.

Në takim me banorët dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin në Lagjen 17 të Durrësit, të cilët ashtu si i gjithë qyteti,…

Posted by Ferdinand Xhaferaj on Sunday, March 28, 2021